Ekzekutimi me plumb në kokë i biznesmenit, hetimet të përqendruara në konfliktet e pronësisë (VIDEO)

Ekzekutimi me plumb në kokë i biznesmenit, hetimet të përqendruara në konfliktet e pronësisë (VIDEO)

Zbulohen detaje të reja lidhur me atentatin me armë zjarri në Tiranë, ku u ekzekutua biznesmeni 52-vjeçar Eduart Reçi.

Gazetari Besmir Pula raportoi për MCN Live, se janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen në zonë, por nga sekuestrimi i tyre ka rezultuar momenti kur biznesmeni rrëzohet në tokë, por asnjë kamerë nuk e ka kapur autorin.

Është kryer me preçizion goditja ndaj 52-vjeçarit, mendohet se atentati është i mirëmenduar dhe kjo ka çuar në goditjen fatale.

Ngjarja ndodhi teksa viktima ndodhej në një sheshpushim pallatesh.

Janë marrë dëshmitë e familjarëve të tij, por ata kanë deklaruar se nuk ka pasur konflikte të mëparshme.

52-vjeçari me origjinë nga Dibra, po qëndronte në sheshpushimin poshtë pallatit ku banonte.

Reçi kishte edhe një firmë të vetën ndërtimi të themeluar në vitin 2018. Kjo firmë ka ndërtuar vetëm një pallat.

Policia po heton për konflikte të mundshme të pronësisë që mund të kenë çuar në vrasjen e biznesmenit.

Shumë vite më parë ka pasur edhe një pozicion drejtor në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Gjithsesi hetimet janë përqendruar në konflikte të mundshme që mund të ketë pasur me persona të tjerë lidhur me aktivitetin e ndërtimit.

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë vrasës me pagesë, për shkak të ekzekutimit me një plumb në kokë.

Një person që arrin të marrë edhe gëzhojën, e cila nuk është gjetur nga policia, krijojnë dyshime se mund të bëhet fjalë për vrasje me pagesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy