Bilanci nga tërmeti/ Voda: Drejt shembjes 11 banesa në Shkodër e 37 në Dibër

Bilanci nga tërmeti/ Voda: Drejt shembjes 11 banesa në Shkodër e 37 në Dibër

Në një deklaratë për shtyp, zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda bëri përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës, bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë, Lezhë, Shkodër e Dibër.

Voda tha se deri tani janë prishur 30 objekte të cilat pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe Thumanë. Voda tha se vijojnë të qëndrojnë të shtruar në spital 19 pacientë të cilët kanë pësuar dëme nga tërmeti.

“Deri në orën 12:30 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 476 (Tiranë – 211; Durrës – 225; Lezhë – 38; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 414 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

PUNA NË TERREN

Janë prishur gjithsej 30 objekte në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, nga të cilat:

Në Bashkinë Durrës: 19 objekte

Në qytetin e Thumanës, Bashkia Krujë: 10 objekte, përfshirë 1 objekt 2-katësh dhe shkollën 9-vjeçare të fshatit Bubq, Bashkia Krujë.

Ndërkohë, po në Bashkinë Durrës:

 Ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në Lagjen Kënetë.

 Vijon prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit”.

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

 Në objektin afër Kompleksit “Tropikal;

 Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës ;

 Në Kompleksin “Miramare”;

 Tek ndërtesa e Familjes Lala në Kënetë;

 Tek ndërtesa tek Rr. “Dhimitër Gjerko”

Në të gjitha objektet e shembura do të vijohet me procesin e pastrimit të inerteve.

Në fshatin Bubq, Bashkia Krujë ka mbaruar aktualisht procesi i prishjes për objektin 2-katësh, shkollës 9-vjecare dhe ka filluar prishja një objekti 3-katësh.

DËMET NË BANESA

Ndërkohë edhe një përditësim për qarqet e tjera që nuk kemi raportuar në daljet e deritanishme:

Qarku Shkodër.

Të dëmtuara lehtë (të banueshme) 78 banesa,

Të dëmtuara rëndë (që mund të banohen, por të mundshme për rikonstruksion) 27 banesa,

Të pabanueshme (të cilat do prishen) 11 banesa.

Qarku Dibër.

Të dëmtuara lehtë (të banueshme) 179,

Të dëmtuara rëndë (që mund të banohen, por të mundshme për rikonstruksion) 28,

Të pabanueshme (të cilat do prishen) 37.

Gjithsej 244 banesa dhe nga këto 10 janë apartamente.

Qarku Fier.

Bashkia Lushnje.

6 pallate të dëmtuar, ku 2 prej tyre kanë dëmtime serioze. Në këto 2 pallate nuk janë futur banorët.

Bashkia Fier.

Në fshatin Darëzezë të njësisë administrative Dermenas është mbyllur 1 shkollë 9-vjecare për shkak të dëmtimit të saj. Shkolla është  bllokuar dhe nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër.

Bashkisë Mallakastër.

Në njësinë administrative Fratar është mbyllur nga specialistë të bashkisë shkolla 9-vjecare “Gjok Doçi”.

Nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër. Dëmtimet kanë qenë të mëparshme, por nga tërmeti ato kanë avancuar më shumë.

Numri aktual i pacientëve të shtruar në spitale është 19 pacientë (16 pacientë në spitalin Universitar të Traumës dhe 3 pacientë në spitalin Rajonal të Durrësit)

3,839 vizita të kryera në njësitë akomoduese

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy