Çollaku: Kukësi është rasti i fundit që nuk nxjerrim kandidat, do konsolidojmë betejën opozitare (VIDEO)

Çollaku: Kukësi është rasti i fundit që nuk nxjerrim kandidat, do konsolidojmë betejën opozitare (VIDEO)

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku për mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar ku do të zgjidhen strukturat e reja të partisë, tha se ka shpresë te besimi i demokratëve.

Ti nënshtrohesh një vote pro ose kundër në mënyrë të fshehtë, edhe po të ishim me rival po ose jo ka mundësi ta pranojë ose jo.

Shpresoj tek besimi i demokratëve. Është një moment i mirë, pavarësisht sfidave me të cilat përballemi.

Në një intervistë për MCN TV, lidhur me vendimin për të mos kandiduar në Kukës, Çollaku deklaroi se ishte vendimi i marrë nga dega e Kukësit dhe po kjo degë do të vendosë nëse do të mbështetet kandidati i Partisë së Lirisë.

Në çdo rast, në çdo mundësi, kjo është hera e fundit që ndodh. Kemi bërë një precedent të tillë dhe në 14 maj, kur u la vendimmarrja te Kryesitë e degëve, por edhe kjo përpjekje e jona nuk funksionojë.

Kjo është hera e fundit që PD bën këtë sakrificë njerëzore apo dhe politike.

Në vijim Çollaku shtoi se të gjithë deputetët opozitarë i kanë kolegë dhe ku ka qëndrime opozitariste kundër qeverisë, duhet konsoliduar beteja opozitare.

Sipas tij, është momenti që fokusi duhet të jetë te qeverisja e korruptuar deri në dhëmbë e Edi Ramës dhe se është irracionale të harxhohen energji në sherrnajën brenda Partisë Demokratike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy