
Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e presionit të ulët amtosferik duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente në të gjithë vendin.
Për shkak të masave ajrore të ftohta nga verilindja e Europës, dëbora do të jetë prezente në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Lindore. Po ashtu; problematike do të jenë ngricat në akset rrugore dhe era e ftohtë lindore.
Ndërsa ultësira perëndimore do tëkëtë rrbehse afat-shkurtra shiu. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Aktivizimi i një qendre ciklonare në qender të kontinentit do të sjelle vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore në Europën qëndrore dhe zona e Alpeve.
Po ashtu, si pasojë e masave të ftohta verilindore; gadishulli i Ballkanit do të vijojë me ngrica, reshje të dendura dëbore si edhe temperatura të ulëta mbeten me stuhi ere dhe rrebehse shiu brigjet e detit Egje.
Ndërsa në dy skajet e kontinentit Europian; përkatësisht, Gadishulli skandinav, gadishulli Iberik si edhe vendet e Europes Lindore paraqiten nën dominimin e motit i kthjellët por të ftohtë.



