Afera e sterilizimit/ Ferhati: Beqajt po i jepet një amnisti e dytë, besoj se ka dhe hesape të tjera për të larë

Afera e sterilizimit/ Ferhati: Beqajt po i jepet një amnisti e dytë, besoj se ka dhe hesape të tjera për të larë

Gazetari Eni Ferhati i ftuar në emisionin Të Paekspzoaurit në MCN TV ka komentuar lidhur me një përplasje që ka ndodhur mes gjyqtarit Erion Bani dhe dy prokurorëve të SPAK që po hetojnë rolin e Ilir Beqajt në "aferën e sterilizimit".

Ai tha se e gjithë kjo që ka ndodhur është si një amnisti e dytë për Ilir Beqajn, për të cilin shprehet se sterilizimi nuk është i vetmi koncesion për të cilin ai po hetohet. Sipas tij, Beqaj ka dhe hesape të tjera për të larë.

U lejuam vetëm ku u shpall vendimi dhe gjykata nuk mund të japë një masë më të rëndë sesa kërkon prokuroria, ne jemi njohur me një vendim të zbardhur të gjyqtarit Erjon Bami që la në fuqi ndalimin jashtë vendit dhe detyrimin e paraqitjes. Por ajo që ka ndodhur është se kjo ishte një amnisti e dytë për Ilir Beqjan.

U gjet fajtor vartësi i Beqajt që në këto momente nisi. Megjithatë vijmë në momentin e fundit kur gjykata është e mendimit se duhet të ngrihet dhe akuza e falsifikimit në këtë rast. Me pak fjalë gjykata ka thënë shqip Beqaj duhet të ishte në burg, por unë skam çfarë të bëj. Kjo është një patate e nxehtë.

Gjyqtari thotë se ishte paramenduar dhënia me koncesion në këtë mënyrë. Ky nuk është koncesioni i vetëm që po hetohet dhe kam përshtypjen se zoti Beqaj ka hesape të tjera për të larë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy