Sherr në Bashkinë e Dibrës, edhe kryebashkiaku përfundon në komisariat

Sherr në Bashkinë e Dibrës, edhe kryebashkiaku përfundon në komisariat

Një sherr i ndodhur mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Dibrës ka çuar në komisariat edhe vetë kryebashkiakun Muharrem Rama. Punonjësit e administratës në bashki janë konfliktuar pas prezantimit të drejtorit të ri të burimeve njerëzore.

Mësohet se gjatë mbledhjes së administratës është bërë prezantimi i drejtorit të burimeve njerëzore në bashki, Dritan Mata. Por disa punonjës nuk e kanë pritur mirë këtë fakt.

Ata janë shprehur se drejtori i ri i ardhur nga jugu ka dashur të bëjë shkurtime në administratë dhe në drejtoritë e Dibrës. Kjo ka ndezur një përplasje fizike që ka kërkuar ndërhyrjen e policisë. Në komisariat janë shoqëruar punonjësit e bashkisë, mes të cilëve edhe vetë kryebashkiaku Muharrem Rama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy