Zbardhet vendimi për Fredi Belerin, akuza e ngritur ndaj tij kompetencë e SPAK

Zbardhet vendimi për Fredi Belerin, akuza e ngritur ndaj tij kompetencë e SPAK

Gjykata e Vlorës zbardh vendimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe Pandeli Kokoveshin, të arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit.

Vendimi ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe pritet që brenda pesë ditësh të ribëhet masa e sigurisë.

Sipas vendimit të Gjykatës së Vlorës, MCN mëson se thuet se Fredi Beleri është person me precedentë penal në vepra kundër shtetit.

Po ashtu thuhet se vepra penale e “Korrupsionit zgjedhor” është kompetencë e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Fredi Beleri dhe biznesmeni Pandeli Kokoveshi, akuzohen për shit-blerje votash.

Arrestimi i Belerit krye si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 328 e 25 te K. Penal, që ka ndodhur në rrethanat si më poshtë:

Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy