Video/ Përplasi dy efektivë me makinë, momenti kur policët e ndjekin pas tentativës për t’ia mbathur

Video/ Përplasi dy efektivë me makinë, momenti kur policët e ndjekin pas tentativës për t’ia mbathur

Autori i plagosjes së policit në Durrës është arrestuar nga uniformat blu brenda pak minutash.

MCN TV ka siguruar pamjet e momentit kur Hysen Pici, largohet me vrap që të mos kapet nga policia por ndiqet nga pas dhe i vihen prangat.

Pici i armatosur me pistoletë, nuk iu bind punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin luksoz “Range Rover”.

Në momentin që atij i është bërë shenjë për të ndaluar, ai i ka dhënë gaz makinës duke i përplasur dy policët.

Për pasojë njëri prej efektivëve, i identifikuar si G.M., mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:40, në lagjen nr 1, Durrës kur Pici po lëvizte në sens të kundërt.

Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e  plotë të  rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy