
Kryetari i shoqatës profesionist i lirë për Shqipërinë, Fatjon Siofta në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se profesionistët duhen vlerësuar, por jo duke ju shtuar taksa. Ai tha se tatimi i pagave të lira do të ndikojë tek qytetarët duke ju rritur atyre çmimet, ndërsa theksoi se fiskalizimi solli efektet zinxhir ashtu siç dhe pritej.
Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat i cili do të targetojë profesionet e lira është një problem sepse prek një sasi jo të vogël profesionistësh. Profesionistët e lirë janë pjesa më inteligjente e shoqërisë dhe janë kontribuues jo vetëm për ekonominë, por dhe për shoqërinë. Kjo luhatje e politikave fiskale ndikon dhe në menaxhimin e personave që punojnë dhe kjo ndodh në mesin e vitit duke mos pasur asnjë parashikim. Çfarë do të ndodhë me këto ndryshime? Duke vendosur një pagesë shtesë këto shërbime të gjitha shkojnë te qytetari shqiptar. Shërbimet shtesë do të rëndojnë buxhetin e qytetarëve dhe jo të profesionistëve sepse në fund ata e shkarkojnë te qytetarët. Sa i përket profesioneve edhe ky kategorizim duhet të ishte i klasifikuar shërbime që janë të drejtpërdrejta me qytetarët. Profesionistët duhen vlerësuar, por jo duke iu shtuar taksa. Tatimi i pagave të lira do ndikojë tek qytetarët, do rrisë çmimet. Fiskalizimi solli atë që në çdo vend ka një faturë, por nëse me ato abuzohet shko tek ata që e kanë, bëj kontrollin. Fiskalizimi solli efektet zinxhir ashtu siç pritej.
I pyetur nëse keni zhvilluar konsulta me përfaqësues të qeverisë në lidhje me këtë vendim, Softa tha se qeveria nuk bën konsulta sepse ka nisur një metodë e re, që do pyesin qytetarët me postë, por konsulta sipas tij është kur pyet grupet e interesit që janë goditur dy herë, një herë nga pandemia dhe nga kriza e Ukrainës.
Shoqëria që ne kemi ka bërë hapa të mëdha. Takimet tona në Bruksel ishin ato që ne pretendojmë që bashkëpunimi me profesiosnistët e lirë të be të jetë profesional që Shqipëria të shkojë në unifikim me vendet e tjera. Po na ikin profesionistët nga vendi sepse gjejnë jashtë më shumë hapësira dhe nëse ne në këtë terren nuk krijojmë politika miqësore, nuk i bëjmë mirë sepse nuk ka siguri. Konsultat bëhen me profesionistët, jo me qytetarin. Prandaj ky grupim i cili ka nisur të marrë formë duhet të jetë i gatshëm për të folur që duhet ti bëjnë mirë këto ligje sepse nuk është koha për eksperimente.



