Jola Hysaj, ish-kandidate e PD në Durrës, thotë se rrugëtimi në politikë është sfidë jo e lehtë. Ajo thekson se nuk mund të hysh në politikë duke kërkuar largimin e një tjetri, por duke kontribuuar brenda forcës tënde politike, ndoshta edhe me vit.
Elitat politike nuk krijohen brenda natës.
Të qenit deputet nuk është të sigurosh një vend pune. Gabimi që bëjmë ne është se ne jemi ende në periudhën e ëndrrës amerikane. Kur të gjithë pasurohen në mënyrë të shpejtë dhe nuk ka pjesë intelektuale. Sporti i politikës nuk mund të bëhet nga të gjithë. Nuk mund të marrësh ashensorin për të shkuar në Parlament.
Krijimi i elitave të reja politike mund të vijë nga vetë struktura. Të qenit në opozitë nuk të jep financa, por motivimi është rritja hap pas hapi. Unë jam për hapjen e partisë, por fillimisht duhet të njohësh historinë e partisë, të kontribuosh dhe jo të kërkosh një vend pune.
Unë kandidova dhe mora 1700 vota, ndaj e ndiej veten të privilegjuar. Ne jemi rritur brenda kësaj partie. Nuk është udhëtim i lehtë. Nuk zgjidhet duke kërkuar dorëheqjen e njërit apo të tjetrit.



