Kush ishte polici që vdiq në aksident pasi përfundoi shërbimin

Kush ishte polici që vdiq në aksident pasi përfundoi shërbimin

Ky që shihni në foto është punonjësi i Policisë në njësinë administrative Miras, Lorent Duli që humbi jetën në aksidentin e regjistruar pak më parë në afërsi të fshatit Fitore të rrethit Devoll, teksa udhëtonte bashkë me tre kolegë të tij.

Mësohet se 27-vjeçari Duli dhe tre kolegët e tij sapo kishte përfunduar shërbimin, një kontroll në terren, përkatësisht në fshatin Devoll i Sipërm, për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, por një humbje kontrolli në drejtimin e mjetit, ka shkaktuar edhe aksidentin fatal.

Viktima mësohet se drejtonte “Mitsubishi”-n me targa Policia 0305, ndërsa tre efektivët e tjerë ishin pasagjerë.

Për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndodhet në vendngjarje grupi hetimor./BW
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy