Hapen 4 grup-kapitujt me BE, Kos: Vlerësoj përkushtimin, shpresojmë mbylljen e negociatave deri në 2027

Hapen 4 grup-kapitujt me BE, Kos: Vlerësoj përkushtimin, shpresojmë mbylljen e negociatave deri në 2027

Në Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, të zhvilluar paraditen e sotme u hapën zyrtarisht negociatat për 4 kapituj, tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së.

Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi rrugëtimin e bërë nga ana e Shqipërisë në rrugën e integrimit. 

Ky është muri i zgjerimit. Sigurisht, tani jemi të përqendruar te kjo pjesë, sepse ky është vërtet një përjashtim i mënyrës si e bënim këtë. Shqipëria ka ecur kaq shpejtë! Kur erdha në dhjetor, thuajse gjithçka ishte me të kuqe. 

E kuqja tregon që nuk është hapur ende, e verdha që është hapur dhe e gjelbra që është mbyllur provizorisht. 

Mesa duket sapo kemi çelur një tjetër grupkapitull. E mbështes fort planin tuaj për të mbyllur negociatat, që do të thotë, të jenë të gjitha me ngjyrë të gjelbër deri në vitin 2027 dhe, pastaj, sigurisht, t’ju kemi në BE sa më shpejt të jetë e mundur.

 Për mua është thellësisht mbresëlënës përkushtimi, juaji personalisht, sepse kjo lidhet me drejtimin dhe i ekipit, që po ecën mirë; jo vetëm ju, por i gjithë ekipi. Urime, edhe njëherë. Është vërtet privilegj për mua të punoj me ju.

Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama shprehu falënderim për mbështetjen e dhënë.

Unë dua të falënderoj ekipin tuaj në Shqipëri, që na rri gjithmonë “mbi kokë”, për t’u siguruar që të mos shpërqendrohemi dhe që të mos mendojmë në përmasë më të madhe për veten nga ç’duhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy