Avokati i Popullit në Kushtetuese/ Nuri: Tërheqja e mbështetjes nga opozita, shfuqizon vendimin e parë (VIDEO)

Avokati i Popullit në Kushtetuese/ Nuri: Tërheqja e mbështetjes nga opozita, shfuqizon vendimin e parë (VIDEO)

Avokati Franc Nuri, e cilëson të ligjshëm vendimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat Populli.

 

Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se duke qenë se vetë deputetët e opozitës që e kishin dhënë këtë mbështetje u tërhoqën, urdhri i dytë shfuqizon të parin dhe mbështetja u tërhoq disa ditë para se të bëhej votimi.

 

Sipas tij, ka hapësirë ligjore për ta dërguar çështjen në Kushtetuese, pasi opozita e ka tërhequr mbështetjen për të gjithë kandidaturat dhe jo vetëm për Endri Shabanin.

 

Ndjekja e procedurave janë mjete që i përdor politika, ankimimi në Kushtetuese nëse do kryhet nga opozita do kryhet përmes firmave të deputetëve të saj, të paktën 28 firma deputetësh, në mënyrë që të ketë legjitimitet kërkuesi. Çdo vendimmarrje e tillë me nënshkrimet e deputetëve të opozitës, patjetër që cilësohet një nismë politike. 

 

Vendimi është vendim politik për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit, pasi mendohet se ka shkelje të rregullave dhe Kushtetutës. Një nga shkeljet mendoj se vjen pasi votimi është bërë pasi është tërhequr mbështetja e opozitës. Kështu Shabani nuk kishte firmat e nevojshme që të kryhej votimi. 

 

Një kandidim mund të mbështetet me disa nënshkrime dhe firma deputetësh. Duke qenë se vetë deputetët që e kishin dhënë këtë mbështetje u tërhoqën, urdhri i dytë shfuqizon të parin dhe mbështetja u tërhoq disa ditë para se të bëhej votimi. Ka hapësirë ligjore për ta dërguar çështjen në Kushtetuese, pasi opozita e ka tërhequr mbështetjen për të gjithë kandidaturat, jo vetëm për zotin Shabani. 

 

Nga momenti që tërhiqet kërkesa, bie legjitimiteti dhe mbështetja. Mazhoranca shfrytëzoi dhunën dhe forcën e kartonëve për të bërë divergjencë në opozitë. Mendoj se duhet të limitohet mundësia e nënshkrimeve të shumëfishta të një deputeti. Pra një deputet mund të mbështesë disa kandidatura. Mendoj se kjo kakofoni ka ndodhur pasi janë lënë hapësira për të mbështetur disa kandidatura. 

 

Me këtë rast Gjykata Kushtetuese duhet të interpretojë se një deputet të japë vetëm një mbështetje, për të shmangur ngërçe dhe kriza të tilla politike në të ardhmen. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy