“Durana”/ Xama: 100 kompani të regjistruara në Xhafzotaj për të shmangur taksat. Dy të lidhura me Beqirin

“Durana”/ Xama: 100 kompani të regjistruara në Xhafzotaj për të shmangur taksat. Dy të lidhura me Beqirin

 Gazetarja Ola Xama duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” për "Durana Tech Park" tha që 100 kompani kanë marrë autorizim dhe janë regjistruar me nipt sikur janë në Xhafzotaj, me qëllim shmangien e taksave.

 

Gazetarja thotë se mes kompanive janë edhe dy të lidhura me Ermal Beqirin, i cili është nën hetim në kuadër të grupit kriminal të AKSHI-t. Xama ngre pyetjen se ku kryhet kontrolli doganor, ndërkohë që kemi të bëjmë me një zonë virtuale. 

 

“Një grup kompanish, lista që shpërndau Ahmetaj ishte me 46 kompani. Por në fakt deri më sot kanë marrë autorizim 100 kompani, që kanë regjistruar një nipt sikur janë në Xhafzotaj që të mos paguajnë taksa dhe të përfitojnë nga lehtësirat që ofron një zonë në zhvillim. Që ta dimë a paguajnë taksa, do na duhet të presim bilancet e audituara të këtyre kompanive, pas korrikut. SPAK nëse heton, apo edhe prokuroritë e rretheve....Është e gjitha një strukturë kriminale sepse prapa qëndrojnë kompanitë e Ergys Agasit. Beqiri, Agasi kanë formuar një konglomeradë kompanisë që janë regjistruar te Durana Tech Park. Janë dy kompani të lidhura me Ermal Beqirin. Kemi veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Kjo është zonë virtuale. Po kontrolli doganor ku bëhet. Parkun e operon Korporata e Investimeve".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy