Studimi në Britani dhe Holandë, ilaçi i artritit mund të kurojë të prekurit rëndë me COVID

Studimi në Britani dhe Holandë, ilaçi i artritit mund të kurojë të prekurit rëndë me COVID

Ilaçi i artritit reumatoid tocilizumab raportohet se ndihmon ndjeshëm njerëzit që janë të prekur rëndë me Covid-19. Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë thanë se testimet kanë dhënë ‘një rezultat të mahnitshëm’.

Për momentin ilaçi nuk po testohet më pasi studiuesit janë shumë të sigurtë tek të dhënat opavarësisht se përqindja e efektivitetit nuk është llogaritur ende.

Ekspertë të tjerë kanë kërkuar kujdes deri në raportimin e të dhënave të tjera të sakta.

Tocilizumab synon sistemin imunitar, i cili në disa raste kalon në hipertension te disa pacientë me koronavirus. Ky reagim, është më i komplikuar sesa vetë virusi dhe mund të çojë deri në vdekje.

Studimi u drejtua nga Imperial College London, Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimi i Kujdesit Intensiv në Mbretërisë së Bashkuar dhe Universiteti i Utrechtit. 

Ai u përqendrua tek pacientët më të prekur, të cilët kishin nevojë t’u vendosej një aparat ventilator. Testimet e ilaçit u ndaluan dy ditë më parë pasi vëzhguesit e pavarur thanë se kishte mjaft prova, nga 303 pacientët e parë, për të treguar se po funksiononte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy