
Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të pa ekspozuarit”, në MCN TV, teksa foli për mundësinë e arrestimit të Sali Berishës, tha se ka një skenar për të ulur opozitën.
Sipas tij do zbatohet projekti i Edi Ramës, i Ambasadës amerikane, dhe SPAK për asgjësimin e opozitës.
Do zbatohet projekti i Edi Ramës, i ambasadës amerikane, dhe SPAK për asgjësimin e opozitës. Pse, se ne flasim për SPAK tani, do e arrestoj, s’do e arrestoj, arrest me burg, etj, por nuk mund të merret një segment i fragmentarizuar kjo që po bën SPAK.
Po ta kthejmë filmin pak më andej, çfarë do shohim, çfarë ka bërë kjo mazhorancë, përgatiten ligj se kush ka qene sekretar partie nuk ka të drejtë të kryesojë partinë.
Ilir Metën donin ta shkarkonin kur ishte president, me Gjykatë Kushtetuese, pastaj kanë dy vjet se Saliun e sorollatin për një vulë, pra pyetja që shtroj unë që them SPAK s'ka lidhje, por ka një zë që më thotë ore mundesh ti ta shohim këtë SPAK si një mish të huaj, në një aristokraci ku gjithçka është programuar për asgjësimin e opozitës. Më duket vetja naiv ti shoh këto gjëra krejtësisht palidhje.
Nëse e mbyllim këtë vit me liderin kryesor të opozitës në arrest shtëpie.
Nëse e mbyllim ose me burrin dhe ose me gruan, të partisë së dytë më të madhe dhe me përfaqësuesin më përfaqësues të minoritetin më të madh në Shqipëri, në qeli, ju të më thoni se kjo është demokraci dhe këtu mund të bëjmë edhe drejtësi të pavarur?



