Zeqaj: Opozita me argumente të zbehta për reformën territoriale, hedh problematika 8-vjeçare (VIDEO)

Zeqaj: Opozita me argumente të zbehta për reformën territoriale, hedh problematika 8-vjeçare (VIDEO)

Deputeti i Partisë Socialiste Baftjar Zeqaj në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me reformën territoriale për të cilën u shpreh se opozita duhet të ishte paraqitur me kritere konkrete.

Ai tha se opozita u prezantua me argumente të zbehta për ‘Territorialen’, ndërsa shtoi se të bësh një reformë duhet punë e madhe  dhe kjo jo në parim, por realisht.

Opozita duhet të jepte argumente pse duhet të ndryshojnë territoret dhe të fliste për ambiciet, por nuk ndodhi kështu në fakt dhe nga fundi komisionit u paraqit një platformë e bërë nga ekspertë dhe opozita tha ja kjo është ajo që duam. Në fakt ata duhet të kishin një mendim të pjekur se çfarë duhet të ndryshojë dhe në drejtim të territorit dhe akteve ligjore. Unë e pash gjatë kësaj periudhe opozitën jo fort të vendosur për një reformë. Që të bësh një reformë duhet punë e madhe jo në parim, por realisht, duhen shumë ekspertë. Nga një kërkesë e vazhdueshme u përfshiva në këtë komision duke pritur ndryshime dhe argumente por kjo ndodhi.

Më tej ai u shpreh se opozita hedh problematika 8-vjeçare, ndërsa theksoi se shumë akte ligjore duhet t’i kalojnë pushtetit vendor.

Opozita hedh problematika 8-vjeçare si argumente për të ndryshuar territoret. Ka vërtet problematika, por të mos ketë rrugë në një fshat s’do të thotë të mos ketë fshat dhe të ketë komuna. Jam për bashki të reduktuara të forta. Nuk është se ne kemi qenë kundër problematikave që raporton opozita, por zgjidhja nuk është ndryshimi i territoriales. Në një proces të pandalshëm duhet të vazhdohet me decentralizmin, por ky është proces, nuk është një ditë, një orë, por shumë akte ligjore dhe nënligjore duhet t’i kalojnë pushtetit vendor. Fratari u propozua që të bëhej bashki, por nuk sjell zgjidhje. Megjithatë jam i mendimit se edhe ky komision dhe ky debat shërbeu shumë që duhet të vazhdojë me ritme më të shpejta ndryshimi i pushtetit vendor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy