Një person raportohet se ka rënë nga kati i katërt i nja pallati në hyrje të Shkodrës.
Mësohet se personi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një tentativë vetëvrasje apo ngjarja ka qenë aksidentale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.



