Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, Antonio Guterres, i zbardhur së fundmi nga mediat e huaja, ngre akuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli, për tentativa të pengimit dhe minimit të punës së Gjykatës Speciale.
Ky raport do të prezantohet në 21 tetor në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, ndërsa disa pasazhe të tij thonë se krerët politikë të Kosovës janë munduar të pengojnë punën e Gjykatës Speciale.
Vetëm pak muaj më parë, Zyra e Prokurorit Special ngriti aktakuza për Thaçin dhe Veselin duke thënë se mund të jenë përfshirë në vrasjen e 100 personave.
Më konkretisht, aktakuza ishte për krime lufte.
Sipas Guterres, këto tentativa janë disa dhe të ripërsëritura nga dy politikanët që më parë kanë pasur pozicione të larta edhe në UÇK.



