Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtunë në Sarandë, ku një 63-vjeçar është rrëzuar nga kati i 15-të dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima e identifikuar me inicialet H.I është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në të 14-in, ndërsa punonte si roje në këtë ndërtesë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili po punon për dokumentimin e plotë të saj.



