Po vazhdon seanca gjyqësore në Colmar të Francës ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Që nga 4 janari Haradinaj është arrestuar në bazë të një fletarresti serb nën akuzat për krime lufte.
Pas arrestimit qeveria serbe i ka bërë thirrje autoriteteve në Francë që ta ekstradojnë Haradinajn në Serbi për të cilin ka dërguar një dosje me mijëra faqe kundër tij.
Në disa fotografi që ka siguruar Magazina.al, në gjykatën në Colmar ku po mbahet seanca, shihet dosja me mijëra faqe kundër Haradinajt, të cilin gjykata atje e ka shqyrtuar dhe pritet të marrë edhe vendimi për ekstradimin e tij në Serbi ose jo, edhe pse ky vendim flitet se do të shtyhet për një sencë tjetër.



