
Një krim në familje ka ndodhur në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Kushtrimi", ku një burrë ka vrarë bashkëshorten, 45 vjeçe.
Sipas policisë, autor i krimit, një 57-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët.
Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



