Operacioni i SPAK, Tela: Dokumentet e publikuara të dosjes kanë mangësi, nuk përcaktohet kush ka qenë urdhëruesi

Operacioni i SPAK, Tela: Dokumentet e publikuara të dosjes kanë mangësi, nuk përcaktohet kush ka qenë urdhëruesi

Gazetari Andi Tela në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka komentuar personat e goditur nga operacioni i SPAK-ut, ku u shpreh se dokumentet e publikuara të dosjes kanë mangësi nga pikëpamja juridike, sepse të gjitha janë ngjarje në tentativë, nuk janë ekzekutuar dhe nuk përcaktohet se kush ka qenë urdhëruesi.

Ai tha se pavarësisht se janë 50 vetë, 4-5 janë kryesorë, ndërsa theksoi se bandat kërkojnë të bëhet një krim, me çmim 100 mijë euro, 600 mijë mijë euro për vëllezërit Bami, apo 1 milion euro.

U përpoqa të lexoj dosjen dhe konstatovca biseda telefoni. Nëse do merrje telefonin tim tani mund të kem 2 mijë kontakte dhe gjen lloj- lloj bisedash dhe këta kanë marrë bisedat SKY  dhe kanë zbardhur të gjithë bisedat dhe nga kjo pjesë kanë mësuar se ish deputeti Arben Ndoka ka dashur të vrasë Bamët. Edhe Ervis Martinaj ka dashur të vrarë Bamët. Të gjitha janë ngjarje në tentativë se nuk janë ekzekutuar. Nuk përcaktohet se kush ka qenë urdhëruesi.

Në gjithë këtë dosje të madhe ka vetëm një dosje të Fierit dhe atentatit ndaj Prengë Gjinit. Nga pikëpamja juridike nuk e di se si do të shpallen fajtorë këta persona. Pavarësisht se janë 50 vetë, 4-5 janë kryesorë. Bandat kërkojnë të bëhet një krim, me çmim 100 mijë euro, 600 mijë mijë euro për vëllezërit Bami, apo 1 milion euro. Duke parë këto dosje shikon raportet e politikës me krimin. Çfarë kanë denoncuar nga 2014 e këtej ti i shikon sot të materializuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy