
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u tha udhëheqësve të Forcës së Përbashkët të Ekspeditës të udhëhequr nga Britania e Madhe se afro100 fëmijë janë vrarë në sulmet ruse në vendin e tij që nga fillimi i pushtimit gati tre javë më parë.
CNN raporton se shifra e deklaruar nga Zelensky nuk mund të verifikohet ende në mënyrë të pavarur.
Komentet e presidentit të Ukrainës u bënë ndërsa ai vuri në pikëpyetje angazhimin e kompanive të huaja për një bojkot afatgjatë të Rusisë.
Zelensky iu drejtua udhëheqësve me fjalët:
Disa kompani thonë se janë larguar, por ata thjesht presin momentin që mund të kthehen në tregun rus.
Nuk u interesojnë 97 fëmijë; deri më tani, 97 fëmijë janë vrarë këtu".



