Rama: Uroj që Saimiri të provojë që s’ka lidhje me trafikun e drogës

Rama: Uroj që Saimiri të provojë që s’ka lidhje me trafikun e drogës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çështje Tahiri. Kreu i qeverisë me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka deklaruar Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh.

“Kur them dua një vend me drejtësi kuptoj vetëm drejtësi! Kur them dua të vërtetën nga drejtësia s’e bëj si ata që veç janë tallur dhe tallen me drejtësinë prej 27 vjetësh rresht! E besoj këtë fjalë megjithë mend dhe luftoj për kuptimin e plotë të kësaj fjale, megjithë zemër. Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo.

Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund”, shkruan Rama në “Facebook”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy