Nuk ka shpërblim për administratën  (VIDEO)

Nuk ka shpërblim për administratën (VIDEO)

Administrata shtetërore nuk do të përfitojë asnjë qindarkë si shpërblim në këtë fundvit.

Me firmën e zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, Këshilli i Ministrave vendosi që të mos ketë fond të veccantë monetar për shumicën e administartës.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë policët si dhe punonjësit e KPA, KPK dhe Komisionerit Publik. Edhe këta të fundit do të marrin një shpërblim jo më të lartë se paga mujore që marrin.

Vitin e kaluar shpërblimi për administratën u anulua prej pandemisë, por ky është i treti radhazi që qeveria lë thatë administratën.

Nga ana tjetër, ministret Krifca dhe Bilali kanë bërë me dije vendimet e tjera. Për herë të parë në kuadër të nismës “Open Balkan” është hapur eksporti për blegtorinë me reciprocitet në Ballkanin e Hapur.

Ndërkohë Bilali ka bërë me dije se qeveria do të akordojë 10 mln euro grant për “start-up” në Shqipëri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy