Hëna e Re është sot më 11 shkurt dhe ajo do të nxjerrë më të mirën për këto tre shenja të horoskopit:
Binjakët: Po përqafoni bollëkun dhe keni kaq shumë pozitivitet
Kjo Hënë e Re ka të bëjë me mbushjen e perspektivës tuaj me optimizëm dhe vetëdijes për të bukurën që të rrethon. Punoni në hapjen e mendjes dhe të parit të gjërave nga një këndvështrim tjetër. Dilni nga rutina dhe vizitoni një vend të ri. Flisni me dikë që nuk ka lidhje me ju si person. Lexoni një libër që normalisht nuk do të kishit dëshirë ta lexonit. Kjo Hënë e re po ju ndihmon ta shihni botën në një dritë krejtësisht të re dhe ka shumë mundësi që të kuptoni se ka më shumë dritë nga sa mendonit fillimisht.
Peshorja: Zemra juaj po shpërthen me energji krijuese dhe romantike
Nëse keni tërhequr zvarrë këmbët dhe duke pritur frymëzimin, kjo Hënë e re do të jetë një përvojë rilindjeje Përgatituni që energjia krijuese të rrjedhë drejt jush, duke prekur aftësinë tuaj për të prodhuar art, muzikë dhe histori. Jo vetëm që ndiheni më artistik, por gjithashtu po ndiheni më në kontakt me prirjet tuaja romantike. Mund të ndiheni të gatshëm t'i tregoni personit që pëlqeni se keni ndjenja për ta ose të krijoni një gjest për ta bërë të dashurin tuaj të ndihet më i përkëdhelur. Mund ta ktheni jetën në një histori dashurie nëse ju pëlqen.
Ujori: Po fillon një kapitull i ri në jetën tuaj
Nuk mund ta dini se ku jeni drejtuar, por e dini se do të jetë diku domethënëse. Kjo Hënë e re është e stërmbushur me energji të fuqishme. Yjet po ju inkurajojnë të shfrytëzoni veten - unin tuaj të vërtetë; vetja që prej kohësh ka mbetur e pazbuluar dhe ndoshta edhe e shtypur. Harrojeni shqetësimin tuaj për atë që njerëzit e tjerë mendojnë ose do të thonë, sepse ju po ndryshoni dhe gjithashtu mund ta përqafoni këtë proces.



