Vdekjet e pacientëve të vaksinuar me dy doza kundër koronavirusit, mund të lidhen me shkaqe të sëmundjeve bashkëshoqëruese që mund të ketë personi dhe jo si rezultat i mbrojtjes së ulët nga vaksina. Kështu, është shprehur për MCN, shefja e vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj.
Këto janë gjëra që duhet vërtetuar shumë mirë njëherë dy dozat, p.sh. unë di një rast që i kishte dy dozat por nuk ishte vaksinuar në Shqipëri. Ne kemi raste që janë infektuar por duke qenë të vaksinuar e kanë kaluar shumë lehtë. Vdekjet kanë lidhje dhe me faktorë të tjerë, kur të shprehemi vdekje e personit me dy doza duhet të vëmë në balancë dhe gjëra të tjera pasi personat kanë dhe gjëra të tjera shoqëruese.
Mbi mundësinë e vaksinimit me dozën e tretë, Nelaj thotë se pasi të mbërrijë sasia e radhës do gjykohet nëse është i nevojshëm injektimi i kësaj doze dhe do të shqyrtohet edhe ulja e fashës moshore pasi ka kërkesa edhe për persona nga 18 vjeç për t’u vaksinuar.
Kemi ndjekur të gjithë ecurinë rekomandimet se kur do bëhet doza e tretë dhe kujt i bëhet dhe besoj që me ardhjen e dozave të tjera, do na japë mundësinë dhe për të zbritur fashën moshore, por dhe për të gjykuar për dozat e treta.
Ndryshe nga sa ka ndodhur me shtete të tjera që janë detyruar të asgjësojë sasi vaksinash si rezultat i skadencës, në vendin tonë nuk ka pasur nevojë për një veprim të tillë.
Skadencat e vaksinave janë të ndryshme në varësi të llojeve , mund të jenë 3 deri 6 muaj, kryesisht këto të rejat nuk kanë afate te gjata. Nuk kemi sasi që kanë skaduar.
Të gjitha llojet e tjera të vaksinës janë të disponueshme në vendin tonë, duke përjashtuar vaksinën Sputnik, ku aktualisht po injektohen vetëm dozat e dyta tek ta persona që kanë injektuar dozën e parë të vaksinës ruse.



