Karafil Celibashi, drejtues i Edukimit dhe Komunikimit në Muzeun e Forcave të Armatosura zbulon detaje nga armatimi e deri tek uniforma.
Ai zbulon në emisionin “FactCheck” në MCN TV se si gjermanët filluan të përdornin motoçikleta të cilat shërbenin si pararojë e trupave, pasi kishin mitraloz të instaluar më poshtë dhe qëndronte një ushtar me mitraloz.
Duke dhënë detaje nga motoçikleta e cila gjendet në muze, Karafili thotë se në motomjet nuk janë përdorur goma me ajër, por goma pneumatike ose siç njihen ndryshe, goma mishi.
Uniforma është e hedhur nga ushtria britanike nga ajri në ndihmë të partizanëve, nuk kanë pasur një uniformë të vetëm.
Forcat britanike që erdhën e pajisën ushtrinë partizane me uniformë të rregullt, është uniformë britanike, ne i shtuam shallin dhe yllin.
Më 14 Maj 1945 u bëmë anëtarë të plotë të traktatit Varshavës me idenë e Hrushovit, i cili hodhi idenë e ndërtimin e një baze të fortë ushtarake në Vlorë, në Pashaliman, u përzgjodh në 1956 si bazë e fuqishme.
U përdor armatim rus, granatahedhësi çek, mauzeri rus, karabina. Karabinën në Amerikë e gjen me çmimin 700-800 dollarë.
Pushka e famshme SVT 40. Shpatat janë luftarake të oficerit sovjetik që iu dha dhe oficerit shqiptar, janë shpata lufte, jo ceremoniale.
Është një repart special, se janë armët e prodhimit shqiptar. Automatiku P84 është automatiku që iu kap Xhevdet Mustafës, në Savër të Lushnjës në 1982, e përdorte për atentat, ka ishte me selenciator P84.
Ka qenë pa patentë, pa numër serie, mund të jetë i markës austriake, ju dha urdhër uzinave shqiptare të prodhimit të armatimit që ta kopjonin këtë automatik.
Ishte me silenciator, nuk bënte zhurmë. Nuk e di a ia arritën qëllimit ta bënin me silenciator tamam, por shumë ekzemplar të këtij modeli janë shitur në tregun e zi që në atë kohë.
Te instalacioni me armët në muzeun e ushtrisë, këtu kemi Mauzerin e Ushtrisë Gjermane, me këtë armë ushtria gjermane pushtoi botën K98, me këtë armë fituan luftën.
Është me 5 fishekë, por mbushjen e ka tek e tek. Pjesë e muzeut janë dhe revolverët dhe pistoletat. Arma e brezit ishte privilegji i oficerit ose gradës më të lartë.
Makarov, TT janë pistoletat më të përdorura. P38 valter i ushtrisë gjermane. Enver Hoxha jam i bindur që ka përdorur Makarov.
Është dhe modeli i revolverit që u vra Duka Ferdinand në Bosnje Hercegovinë, me këtë model revolveri filloi lufta e parë botërore, ky model revolveri quhet “Faqja e zezë”.
Kallashnikovi AK47, e prodhuam 100% në uzinat shqiptare, kemi prodhuar modelin mitraloz, granathedhës, modelin snajper kallashnikov.
Kallashnikov kinez AK 47 përdori dru pishe të zezë, ndërsa kallashnikovi shqiptar me dru ahu, madje prodhua dhe të vegjlit fare. AK47 ndahet në mbi 240 pjesë të vogla përbërëse.
Në vijim Celibashi rrëfeu se helmetat e ushtarëve pjesë e muzeut dhe se janë ndërtuar me çelik special në kohën e komunizmit, dhe mbronte nga copëzat që vinin nga plumbat.
Ndër të tjera zbulon se sektori i kuq në muze është pjesë e reparteve ndihmëse të ushtrisë.
Në kohën e komunizmit kishim 22 divizione në 110 brigada. Në atë periudhë u blenë shumë pajisje nga perëndimi.
Ka dhe gjeneratorë shpine që spërkasnin mjetet kur binin në kontakt me helmet.
Ne kemi qenë vendi që reaguam më shumë në BE kundër Çernobilit, kur Çernobli shpërtheu retë radiokative mbërritën të ngarkuara me izotope radioaktiv.
Një izotop radioaktiv do 60 milionë vjet të shpërbëhet. Shqipëria dha gatishmërinë numër 1 dhe strehoi të gjithë popullin në vend strehime.
Kemi dhe pajisje për kapjen e rrezeve bërthamore, kapin valët, alfa, beta, gama.
Reja atomike ka qëndruar në zonën e Hasit dhe Kukësit në 1986 është bërë dekontaminimi i të gjithë zonës nga ushtria, është ndaluar konsumi i barit dhe të gjithë produktet e tokës për gjashtë muaj.
Zona më e kontaminuar tek ne ishte e Hasit dhe e Kukësit. Në Shqipëri kemi patur rreth 220 mijë bunkerë, kemi pasur tre baza të tunelizuara, si baza ajrore e Gjadrit, ku avionët dilnin nga tuneli.
Kemi pasur tunelizim të bazave, të rezervave të shtetit. Kemi patur deri në mina mbjellës në ushtrinë shqiptare, jo vetëm ti vinte me dorë ushtari.
Por ti hidhte minat si plumb. Pjesë e muzeut janë edhe blindshpuesit, antitankët. Janë prodhime kineze.
Kemi kundër tank me reaktiv, i cili është përdorur në konfliktin e Kosovës. Kemi patur më tepër se 4000 mijë mitraloz kundërajërorë.
Kemi prodhuar central komunikimi 100 kanalësh, përdornim radio marrëse dhënëse dhe në nivel divizioni. Për përgjimet kanë qenë pikat e zbulimit.
Te zbulimi i ushtrisë shqiptare, sidomos postat radioteknike, kemi pasur përkthyes të ndryshëm. Ushtria ka pasur disa kanale sekrete komunikimi, me postat radioteknike.
Pjesë e muzeut është edhe helikopteri i qëlluar nga trafikantët e kanabisit që ruanin parcelat, u godit nga grupet kriminale që mori disa plumba, ka dalë jashtë përdorimit.
Flota ajrore shqiptare llogarit me 240 mjete ajrore, avion dhe helikopterë. Mig19 është arma më masive dhe e fuqishme e aviacionit shqiptarë.
Janë 38 pilotë që kanë humbur jetën në aviacionin shqiptar. Mig21 është shpejtësisë supersonike, përdorej si armë strategjike kemi patur 12 copë.
Mig21 nga ushtria rumune u hoq në maj 2023, është një avion më i shpejtë se F16. Përdorej për shenjë ajrore, për të trajnuar pilotët e gjeneratave të reja.
Pjesë e muzeut dhe avioni JAK 18, me të cilin trajnoheshin pilotët në shkollën e aviacionit në Vlorë.
Unë vij nga ushtria jam major në rezervë kam shërbyer 23 vite në FA, ka mjaft nostalgji për armët dhe muzeun.
Deri në 2008 kemi patur aktiv sistemin raketor SAM2.
Brezat e rinj sot mosha 33 vjeç nuk njeh ushtrinë, nuk e njeh armatimin dhe të kalitet si njeri. kjo është fatkeqësi për këtë brez.



