
Është regjistruar përplasja e parë fizike mes përfaqësuesve të opozitës dhe policisë së shtetit në lidhje me zgjedhjet, një proces i kontestuar nga opozita, i anuluar me dekret nga Presidenti por i vlefshëm nga qeveria e cila fton popullin të votoj më 30 qershor.
Kësisoj në KZAZ nr.2 të këtij qyteti në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", Policia dhe FNSH kanë mësyrë dhunshëm dhe paligjshmërisht dhe kanë kërkuar të futen në të materialet zgjedhore për 30 qershorin.
Por punonjësit e bashkisë dhe ish-deputetë të PD-së, si Bardh Spahia, nuk i kanë lejuar të futen brenda dhe kanë mbyllur dyert, pasi ata kërkojnë lirimin e kësaj qendre votimi, në respekt të Dekretit të lëshuar nga Presidenti për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Ish-deputeti Bardh Spahia që ndodhet pranë banorëve të Shkodrës, të cilët kundershtojnë procesin fals zgjedhor, e ka vlerësuar këtë akt të dhunshëm të Policisë si urdhër politik të Edi Ramës.



