Raporti i qeverisë “Rama” në KE në 2016: Shifrat e minoritetit grek në Zvërnec e Nartë (DOKUMENTI)

Raporti i qeverisë “Rama” në KE në 2016: Shifrat e minoritetit grek në Zvërnec e Nartë (DOKUMENTI)

Protesta e qytetarëve të Zvërnecit të premten e kaluar gjeneroi një reagim të gjerë publik, duke u zhvendosur në Tiranë, në përmasa shumë më të mëdha. Gjithçka nisi nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shfaqej një prej protestuesve, që tërhiqej zvarrë nga rojat private të kompanisë që kishte rrethuar zonën. 

 

Protesta gjeti pasqyrim të gjerë në mediat greke, të cilat vunë në dukje se protestuesi i tërhequr zvarrë ishte minoritar grek. 

 

Më pas, përmes një deklarate, Athina zyrtare shprehu shqetësim për incidentin, duke e vënë theksin te qytetari i plagosur. 

 

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të fortë për incidentet e ndodhura dje, më 30 maj 2026, në Zvërnec të Shqipërisë, gjatë protestës së banorëve për të drejtat e tyre pronësore, mes të cilëve ndodhej edhe një shtetas grek që mbeti i plagosur”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

 

Në daljen e djeshme gjatë një mbledhjeje me grupin parlamentar socialist, Rama u shpreh i habitur për ekzistencën e minoritetit grek në zonën e Zvërnecit, duke thënë se nuk kishte dëgjuar ndonjëherë një gjë të tillë. 

 

“Për herë të parë dje dëgjova që paska popullsi homogjene greke. Këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, ndoshta ngaqë jam injorant. U mahnita nga deklarata e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Ishte një akt dhune, por jo akt dhune shtetërore, siç ka ndodhur me shqiptarët në burgjet e Greqisë. Siç ka ndodhur më parë edhe me shqiptarë në rrugët e Greqisë. Që të jetë një akt dhune nga një grup rojesh private dhe të ngrihet shteti në këmbë për të nënvizuar etninë e protestuesit, kjo është diçka që, sipas meje, nuk i shërben marrëdhënieve tona, të cilat janë përsëri në ditët e tyre më të mira”, tha Rama.

 

Megjithatë, për qeverinë “Rama”, ky nuk është një fakt i panjohur. Në një raportim që qeveria ka bërë në Këshillin e Europës 10 vite më parë, flitet me shifra për minoritetin grek në Vlorë dhe specifikisht në zonat e Nartës dhe Zvërnecit. 

Sipas Raportit të Katërt të paraqitur nga Shqipëria, në përputhje me Nenin 25, paragrafi 2 i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, më datë 16 nëntor 2016, fshati Nartë rezulton me 4200 banorë (folës të gjuhës greke, të vetëidentifikuar si persona që i përkasin pakicës greke), ndërsa fshati Zvërnec me 920 banorë (folës të gjuhës greke, të vetëidentifikuar si persona që i përkasin pakicës greke). 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy