Nga sot çdo qytetar do të njoftohet për marrjen e penalitetit të shkeljes rrugore nëpërmjet e-Albania-s.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili tha:
Ky është momenti për t’i bërë thirrje çdo qytetari që nëse do të njoftohet për marrjen e penalitetit të shkeljes rrugore, mund të logohet në e-Albania dhe në momentin që kryen një shkelje rrugore mesazhi i vjen në telefon.



