Komisioni Hetimor për CEZ, Balla-Shkëlzen Berishës: Betohu dhe leri lojerat, iku koha kur shantazhoje prokurorë dhe gjyqtarë

Komisioni Hetimor për CEZ, Balla-Shkëlzen Berishës: Betohu dhe leri lojerat, iku koha kur shantazhoje prokurorë dhe gjyqtarë

Mbledhja e Komisionit Hetimor për aferën CEZ është përfshirë nga debatet kur në komision është paraqitur për të dëshmuar Shkëlzen Berisha. 

Kryetari i komisionit Balla i ka kërkuar Shkëlzen Berishës të betohet dhe të tregoj gjeneralitetet. Por kjo nuk ka ndodhur pasi djali i ish-kryeministrit Berisha nuk ka pranuar të betohet dhe i ka kërkuar një kërkesë paraprake, e cila nuk është pranuar nga kryetari i komisionit. 

Shkëlzen Berisha: Para se te betohem kam nje kerkese paraprake.

Taulant Balla: S’ka kerkesa paraprake, por betohu aty, shtype ate buton…

Shkelzen Berisha: O i denuar…

Taulant Balla: Betohu aty dhe leri lojerat. Iku koha kur shantazhoje prokurore dhe gjyqtare…

Shkelzen Berisha: Ti je i denuar. Kam kerkese paraprake.

Taulant Balla: Kerkesen shko beje ne sekretari. S’je ti ketu prokuror… 

Shkëlzen Berisha: Zoti Manja kush është drejtues i seancës, ju apo i dënuari?

Balla: Që ta mësoni njëherë e mirë këtë komision e drejtoj unë. Ka mbaruar koha kur t’i e zgjidhje vetë gjyqtarin e prokurorin. Kjo ka marrë fund me reformën në drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy