E shtuna e fundit e 21 majit, ka qenë ditë më e nxehtë e muajit maj e regjistruar ndonjëherë në Spanjë, të paktën që nga viti 1950.
Lajmi konfirmohet nga Agjencia Shtetërore Meteorologjike (Aemet).
Temperatura mesatare ishte 23.75 gradë, që është një record për muajin maj.
Sipas agjencisë meteorologjike, një nga të dhënat më domethënëse të ditës ishte ajo e temperaturave të natës, me një minimum mesatar prej 16.13 gradë.
Aemet shton se fenomene të këtij lloji janë të lidhura me efektet e ndryshimeve klimatike, të cilat sjellin një rritje të shpeshtësisë së episodeve ekstreme.



