Twitter bllokon llogarinë e ambasadës kineze në SHBA

Twitter bllokon llogarinë e ambasadës kineze në SHBA

Twitter ka bllokuar llogarinë e ambasadës kineze në SHBA për një postim që mbronte politikat e Pekinit në Xinjiang, postim të cilin platforma sociale tha se ishte në shkelje të tha se po shkelte politikat e saj anti "dehumanizim".

Ditët e fundit, llogaria e selisë diplomatike kineze (@ChineseEmbinUS) kishte publikuar një postim në të cilin hidhej pretendimi se ujgurët etnikë nuk ishin më "makina për fëmijë", duke cituar një studim nga gazeta shtetërore China Daily. Postimi u hoq nga kompania kaliforniane.

Ambasada kineze në SHBA, e cila nuk e ka komentuar ende në lidhje me këtë, nuk ka publikuar pastime të tjera që nga 9 janari.

Bllokimi i llogarisë së saj vjen disa ditë pasi Twitter-i mori të njëjtën masë kundër ish-Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili kishte 88 milion ndjekës. Twitter bllokoi llogarinë e Trump, duke kërkuar fshirjen e disa postimeve, përpara se ta rikthente atë dhe pastaj ta hiqte tërësisht me argumentin se ish-presidenti i shkeli përsëri politikat e platformës.

Kina është "e shqetësuar" për bllokimin e llogarisë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying. Sipas tij, autoritetet kineze janë të habitura nga kjo masë. “Shpresojmë që Twitter të mos ndjekë standarde të dyfishta për rastin dhe të dallojë dezinformimin nga e vërteta".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy