Vuçiç: I gatshëm për bisedime mbi një zgjidhje kompromisi për Kosovën

Vuçiç: I gatshëm për bisedime mbi një zgjidhje kompromisi për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se në 15-20 vitet e ardhshme do të shihet se ideja e tij për një zgjidhje kompromisi për Kosovën është më e mirë për të ardhmen e Serbisë.

Por deklarata e kreut të shtetit serb gjeti kundërshtim të menjëhershëm nga politikanët vendas.

Vuçiç tha se ai ishte gjithmonë i gatshëm të diskutonte një zgjidhje kompromisi për Kosovën, por se ajo nuk është në horizont.

"Unë kam parë kundërshtim të përgjithshëm të publikut për atë që mendova të ofroja. Kjo është e vështirë për mua, pasi mendoj se ideja ime ishte më e mirë për të ardhmen e Serbisë, por kjo do të jetë e dukshme vetëm në 15-20 vjetët e ardhshme. Nuk mund ta ndryshoj vullnetin e popullit. Me këtë, ju duhet të pajtoheni, por njerëzit duhet të kujtojnë se unë isha për një zgjidhje tjetër, "tha Vuçiç.

Presidenti serb gjithashtu deklaroi se ai nuk ishte "veçanërisht i lumtur" në lidhje me deklaratën e bërë nga anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiç, se Kosova është shtet i pavarur për të, por nuk deshi të komentojë këtë, pasi Beogradi dëshiron bashkëpunim të mirë me BeH dhe me të tre anëtarët e ri të zgjedhur të Presidencës.

Këto deklarata presidenti serb i bëri në Kralevë ku ai mori pjesë në fillimin e ndërtimit të një fabrike të re në kompaninë gjermane Leoni,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy