BE-ja nxit nisjen e sezonit turistik veror

BE-ja nxit nisjen e sezonit turistik veror

Ekzekutivi i BE-së ka propozuar hapjen graduale të kufijve, në një përpjekje për të filluar industrinëturistike të goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

"Mesazhi ynë është që ne do të kemi një sezon turistik këtë verë, qoftë edhe në masa të rrepta sigurie", tha komisioneri për çështje ekonomike i BE-së Paolo Gentiloni, "edhe nëse është me masa dhe kufizime të sigurisë."

Kufijtë u mbyllën për shkak të pandemisë në të gjithë Bashkimin Europian, përfshirë edhe ata në zonën jashtë Shengenit.

Megjithatë shtetet kanë filluar t'i rihapin ato.

Austria dhe Gjermania janë bërë vendet e fundit të BE-së që kanë pranuar të heqin kufizimet lidhur me udhëtimet.

Nga e premtja do të ketë kontrolle të rastësishme në vendkalimet kufitare dhe më pas më 15 qershor do të rifillojë lëvizja e lirë. "Ne duam ta bëjmë jetën e përditshme të njerëzve më të lehtë dhe të hedhim një hap më tepër drejt normalitetit", tha kancelari Sebastian Kurz.

Udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar tashmë janë paralajmëruar të mos presin pushime ndërkombëtare dhe të marrin parasysh karantinën 14-ditore. Megjithatë udhëtimi pa karantinë do të jetë i mundur për në Francë dhe Irlandë, thotë BBC.

Shkalla e krizës u mat nga gjigandi i udhëtimeve Tui duke njoftuar humbjen e deri në 8 000 vendeve të punës në të gjithë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy