Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ka kujtuar sot me një postim në Twitter, Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit për vitin 2020, që dje u organizua nga Parlamenti Shqiptar.
Në postimin e tij, Pompeo shkruan se është krenar që mori pjesë virtualisht në këtë forum, ndërsa shtoi se kjo ishte një mundësi për të nderuar liritë dhe harmoninë fetare në Shqipëri.
Postimi i Mike Pompeo:
“Përshëndetje të gjithëve. Sekretari i shtetit Mike Pompeo këtu. Jam krenar që iu bashkova Forumit Ballkanik 2020 kundër antisemitizmit. Faleminderit të gjithë heronjve shqiptarë, miq të vërtetë të SHBA-ve, që strehuat hebrenjtë në shtëpitë tuaja. Populli shqiptar refuzoi të japë hebrenjtë te nazistët duke rrezikuar jetën e tyre..
Krenar që iu bashkova Forumit Ballkanik 2020 Kundër Anti-Semitizmit 2020 në Shqipëri, një mundësi e rëndësishme për të nderuar trashëgiminë e Shqipërisë në lirinë dhe harmoninë fetare dhe përpjekjeve të rajonit të Ballkanit për të luftuar antisemitizmin. Të gjithë kemi pjesë në këtë përgjegjësi.”



