Arbër Çepani tregon si Fidel Castro pëlqeu rakinë e Skraparit gjatë takimit me të atin dhe momentin që iu hoq shishja

Arbër Çepani tregon si Fidel Castro pëlqeu rakinë e Skraparit gjatë takimit me të atin dhe momentin që iu hoq shishja

Personazhi i jetës publike dhe sipërmarrësi Arbër Çepani tregon kujtime nga fëmijëria e tij në Kubë, ku i ati ishte ambasador dhe mbresat nga lideri i atij vendi, Fidel Castro.

Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ai tregoi se është rritur në Havanë ku i ati ishte ambasador përgjatë fundit të viteve ’80-të dhe fillimit të viteve ’90-të.

Ai zbulon se Fidel Castro vinte personalisht në ambasadë dhe takohej me të atin, madje tregon si diçka interesante faktin se për Shqipërinë mësohej në librat e shkollës.

Fidel Castro ka ardhur disa herë në takime me tim atë.

Ambasada që ne kishim ishte e dyta më e madhe në Havanë pas asaj të Rusisë dhe ishte firmosur nga ministri i shtetit Che Guevara, që kjo vilë historike në Havanë duhet të jetë e Shqipërisë, me tre kate dhe me mermer brenda.

Edhe Kuba ka pasur një nga ambasadat më prestigjoze në Tiranë që tashmë është ambasada e Vatikanit.

Kur vinte Fideli përveç ambasadës sonë, viheshin në lëvizje gjithë strukturat e tjera, për sigurinë.

Në një nga takimet ku kaloi shumë kohë me tim atë, i nxori një bakllava që kishte bërë ime më dhe rakinë e Skaparit që kishte marrë me vete.

Piu gotën e parë dhe pas gotës së parë, fillon pi dhe gotën e dytë dhe mjeku personal që kontrollonte sigurinë e Fidelit ia heq shishen me stil.

Rakia e Skraparit si duket i kishte pëlqyer dhe në një moment pyet se ku shkoi sikleti.

Menaxheri i situatës vihet në siklet dhe tha vetëm e spostuam dhe tha se kjo qenka super alkool dhe hodhi dhe gotën e tretë, madje u interesua për rakinë e pjergullës.

Kishin një respekt të admirueshëm për Shqipërinë dhe kur flisnin për Shqipërinë e quanin si Kubën e Adriatikut.

Për Shqipërinë kishte një lloj simpatie ekstra dhe ishte periudha që Fideli po akuzohej se po mbyllej nga gjithë bota e jashtme.

Kam përshtypjen se donte ta lartësonte vendin e vetë dhe thoshte shikoni se Shqipëria është një vend në mes të Europës dhe po ecën përpara me forcat e veta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy