Rruga që po i vdes pleqtë e sëmurë! (VIDEO)

Rruga që po i vdes pleqtë e sëmurë! (VIDEO)

Nuk të vjen urgjenca këtu lartë, thotë: ‘Dilni te asfalti.’ Po si t’ia bëjë njeriu i shkretë që nuk ngrihet dot nga shtrati?”

 

Ky është ankthi i përditshëm i banorëve të lagjes Myrtaj në Kreshpan në Fier, që prej më shumë se tre dekadash jetojnë të izoluar, me një rrugë qe nuk e meriton të quhet e tillë ku edhe kamionët e kanë të vështirë të hyjnë.

 

Rruga që ngjet me një gërmadhë u ka marrë qetësinë, u ka larguar fëmijët dhe sot po u rrezikon jetën prindërve të moshuar.

 

Çdo dhimbje gjoksi, çdo temperaturë dhe çdo urgjencë shndërrohet në një garë me kohën. Ambulanca nuk hyn. Të sëmurët transportohen në krahë deri te rruga kryesore. Një burrë i operuar nga zemra nuk hipën dot vetë në makinë. 

 

Një grua nuk ka bërë rikontrollin pas operacionit, sepse askush nuk pranon të kalojë në këtë rrugë. Një baba sfidon natën dhe gropat për të çuar djalin invalid për serum. 

 

Dua vetëm të bëhet rruga, që t’i shërbej djalit”, thotë ai për emisionin “Fol” në MCN TV.

 

Edhe vdekja kalon mes mundimit. “Arkivolin e fiksojmë në makinë që të mos rrotullohet nga gropat”, rrëfejnë banorët.

 

Një fjali që mjafton për të kuptuar dramën e një lagjeje të lënë në harresë.

 

Për 35 vite kanë dëgjuar vetëm premtime. Kanë trokitur në çdo derë, kanë dorëzuar dokumente dhe janë sorollatur mes Bashkisë dhe Njësisë Administrative. 

 

Mori votat dhe nuk bëri asgjë”, akuzojnë banorët.

 

Sot, në Myrtaj nuk kërkohet luks. Kërkohet e drejta më elementare: një rrugë që ambulanca të arrijë në kohë, që të moshuarit të mos vdesin të izoluar dhe që fëmijët të kenë një arsye për t’u kthyer në shtëpinë e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy