Qeveria liron nga detyra kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, Insidor Rexhepin/ Emëron Skerdi Tushin

Qeveria liron nga detyra kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, Insidor Rexhepin/ Emëron Skerdi Tushin

Qeveria ka liruar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, Insidor Rexhepin. 

 

Bëhet me dije se në vend të tij është emëruar Skerdi Tushi.

 

Vendim për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy