
Ka përfunduar në Asamblenë e Partisë Socialiste edhe votimi për përzgjedhjen e 10 anëtarëve që do të përbëjnë Kryesinë e re.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi ka publikuar emrat e rinj të Kryesisë së PS-së ditën e sotme.
Klosi tha se emrat e pesë grave dhe pesë burrave, që janë zgjedhur anëtarë të rinj të Kryesisë të Partisë Socialiste, do të nisin punën që nesër.
Kryesia e re e PS do të fillojë punën që nga dita e nesërme për organizmin e fushatës zgjedhore dhe për përgatitjen e programit për vizionin Shqipëria 2030.
Kryesia e re e PS:
Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Toni Gogu
Igli Hasani
Albana Koçiu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla



