Kopshtet dhe cerdhet vijojnë të jenë të mbyllura që prej datës 9 mars. Shumica e prindërve janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, pasi nuk kanë dikë që të kujdeset për fëmijët e tyre.
Në një intervistë për TVT drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqiri tha se hapja e këtyre intitucioneve do të bëhet pas përfundimit të pandemisë.



