Me apo pa pandemi, bota nuk do të qëndrojë kurrë në vend. Kjo shprehje mbase merr më shumë kuptim në Islandë, ku një vullkan është zgjuar nga një gjumë që ka zgjatur 6.000 vite.
Shkëlqimi nga llava e nxehtë që del nga vullkani Fagradalsfjall mund të shihet nga periferia e kryeqytetit të Islandës, Reykjavík.
Ky është shpërthimi i parë në gadishullin e Reykjanes, ndërsa çdo vullkan është rreth 800 vjeçar. Miguel Angel Morenatti, një fotograf i pavarur për Seviljen, për “The Associated Press”, udhëtoi drejt ishullit të Atlantikut të Veriut pasi dëgjoi për shpërthimin e parë të vullkanit më 19 Mars.
"Si fotograf peisazhi, Islanda është një parajsë," tha ai.

Ngjitja në majë nuk është e lehtë, ajo është e mundimshme, duke marrë dy deri në tre orë, por për Morenatti ka qenë një përvojë që pesë shqisat e tij nuk e kanë njohur kurrë.
Morenatti shpreson që fotot që bëri të kapin një pjesë të kësaj "mrekullie të natyrës".
"Kur të mbaroni ngjitjen, ju mendoni me habi se çfarë po ndodh atje," tha ai. "Një imazh mbresëlënës, një tingull i Dante-esque dhe një erë gazrash që i ndjeni në fytin tuaj".
Me hapjen e ngadaltë të udhëtimeve ndërkombëtare, gjithnjë e më shumë njerëz do të jenë në gjendje të bëjnë të njëjtin udhëtim për t'u mrekulluar në shfaqjen vullkanike. Për shkak të pandemisë që ka mbërthyer të gjithë botës, Islanda ka vendosur rregulla të rrepta për të gjithë që do të hyjnë në atë vend dhe vaksinimi është thelbësor.



