
Një rezolutë e propozuar nga SHBA-ja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gazën do të sillet në votim sot, tha për CNN zëdhënësi i Misionit të SHBA në OKB, Nate Evans.
"Shtetet e Bashkuara kanë punuar seriozisht me anëtarët e Këshillit gjatë javëve të fundit për një rezolutë që do të mbështesë pa mëdyshje përpjekjet e vazhdueshme diplomatike që synojnë sigurimin e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza si pjesë e një marrëveshjeje pengjesh, e cila do të lirojë pengjet dhe do të ndihmojë në mundësimin e një rritje e ndihmave humanitare”, tha Evans.
“Pas shumë raundesh konsultimesh me Këshillin e Sigurimit, ne do ta sjellim këtë rezolutë për votim të premten në mëngjes”.
SHBA-ja ka vënë veton ndaj rezolutave të mëparshme të KS të OKB-së që bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.
Ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield tha pasi vuri veton ndaj një rezolute algjeriane në fund të shkurtit se kjo "do të vinte në rrezik negociatat e ndjeshme".



