Video/ Çelet sezoni turistik në Vlorë, pengesë mungesa e punonjësve

Video/ Çelet sezoni turistik në Vlorë, pengesë mungesa e punonjësve

Sezoni turistik në Vlorë tashmë është çelur dhe zyrtarisht, por turistët kanë nisur të frekuentojnë qytetin bregdetar prej muajit prill. Përfaqësues të operatorëve turistikë kanë pritshmëri për këtë sezon, i cili vjen dhe me problematika.

Mungesa e stafeve të punonjësve të turizmit, vonesa në përgatitjen e plazheve për të pritur pushuesit si dhe rritja e çmimeve shihen nga operatorët si vështirësi.

Për biznesmenin  Armando Mishgjoni dhe kreun e shoqatës rajonale turistike ‘Aulona’, Dionis Sota mungesa e punonjësve të turizmit është një pengesë për mbarëvajtje.

Pagat kanë pësuar rritje deri në 30 -35 % sipas tyre, çka do të thotë se nuk është shkak për hezitimin e punonjësve të rinj, ndërsa referuar shfrytëzimit të plazheve ata thonë se janë të vonuar dhe fillim qershori do të jetë koha e vendosjes së çadrave dhe shezlonëve për pushuesit, infrastrukturë kjo që do të jetë shumë cilësore, ndryshe nga vitet e kaluara.

Ndryshe nga vitet e pandemisë, sot nuk mund të flitet për kancelime, ndërsa nisur vizitorët prej prillit, në maj është fluks i tyre.

Nga vendi kryeson Tirana, në rajon Kosova dhe Maqedonia, ndërsa nga Europa, Gjermania, Suedia, Norvegjia. Mungon në këtë hartë turistike Ukraina, Rusia dhe polakët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy