
Ish-presidenti Bamir Topi, në një intervistë për “Të Paekspozuarit” në MCN, lëshoi kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për kapjen e të gjitha pushteteve pas marrëveshjes së vitit 2008.
Topi tha se vendi po shkon drejt një modeli qeverisjeje të përqendruar në një individ, duke e cilësuar këtë si një rrezik real për demokracinë.
Ai e quajti sistemin aktual si një regjim të “kalçifikuar” që nuk shërohet me reforma, por vetëm me “kirurgji politike”.
“Rama është kryeministri dhe kryetari i maxhorancës dhe në mënyrën absolute nuk kam patur asnjë nevojë për Edi Ramën dhe në jetën politike ka penguar projektin që unë të shkoja në krye të shtetit.
Kam zero përfitim nga mandati I tij. Sot ai i ka marrë të gjithë pushtetet nga marrëveshja e 2008.
Këto ide të tij si shteti bektashi janë projekte ekstravagante. Duhet të shkojë në OKB dhe të deklarojë atje nga tribuna projektin për shtetin bektashi. Si ka mundësi që të deklarohet një projekt kur në këtë vend, kur janë gjëra kaq të rëndësishme për një vend, diktohet, merren strukturat, apo shkon edhe te zgjedhja referendume që ne e kemi harruar.
Ky është një vend i vogël që i kaluar një herë një sistem dhe duket sikur po shkojmë te gjurmët e pushtetit të njëshit. Do ta konsideroja të frikshme idenë e vazhdimësisë së pushtetit të një personi. Demokracia nuk po ndihet të ekzistojë më sepse janë në komoditet njëri në pushtet tjetri monopolist I 25 partive. Është çështja e mbajtjes së pushtetit kur ndodhin paradokse të mëdha. sa më shumë problem të ketë aq më shumë mandate merr.
Është një klimë që në mjekësi quhet proces i organizuar, i kalçifikuar dhe nëse nuk hiqet me kirurgji nuk ka recetë që e shëron.”



