Pesëdhjetë e shtatë copë banane artificiale, të përziera me banane të vërteta, janë kapur nga policia spanjolle gjatë një operacioni në qytetet bregdetare Malaga dhe Valencia.
“Frutat” përmbanin shtatë kilogramë kokainë, ndërsa 10 kile të tjera u gjetën në pako brenda ngarkesës.
Pamjet e transmetuara nga RT janë regjistruar në Valencia. Dy persona u arrestuan për trafikim droge dhe një i tretë është nën hetim.



