Kërkesat e Zelensky-t ranë në vesh të shurdhët në Berlin

Kërkesat e Zelensky-t ranë në vesh të shurdhët në Berlin

Kancelari gjerman Olaf Scholz u është shmangur pyetjeve të Presidentit Vladimir Zelensky nëse Kievi do të pranohet në NATO, apo do të marrë raketa me rreze të gjatë nga Berlini, raportoi Bild të shtunën, duke e përshkruar udhëtimin e liderit ukrainas nëpër Evropë për të siguruar mbështetje ushtarake si një fiasko.

Sipas tabloidit gjerman, Zelensky kishte dy qëllime kryesore në mendje kur nisi turin intensiv të takimeve me liderët perëndimorë: Marrjen e lejes për të përdorur armë të prodhimit të huaj, duke përfshirë raketat gjermane 'Taurus' ende të padorëzuara për të goditur objektivat strategjikë thellë në Rusi dhe premtimin për një proces të shpejtë të anëtarësimit në NATO.

Sidoqoftë, Bild i përshkroi rezultatet si "shumë të dobëta", duke thënë se dy kërkesat e Ukrainës "ranë në vesh të shurdhër në Berlin". Ndërsa kancelari "nuk tha definitivisht 'jo', por nuk pati as përgjigje pozitive", thuhet në artikull.

Zyrtarët ukrainas i kanë kërkuar vazhdimisht Gjermanisë që të sigurojë raketa me rreze të gjatë "Taurus", të cilat mund të godasin objektivat deri në 500 km largësi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy