Qindra mijëra amerikanë në mbarë ShBA-në protestojnë paqësisht kundër racizmit

Qindra mijëra amerikanë në mbarë ShBA-në protestojnë paqësisht kundër racizmit

Mijëra njerëz në mbarë territorin e Shteteve të Bashkuara kanë protestuar në mënyrë paqësore kundër dhunës policore dhe racizmit sistematik.

Protestat e së shtunës ishin kryesisht paqësore dhe dallonin shumë nga ato të fundjavës së kaluar, kur policia përdori forcë kundër protestuesve, duke i sulmuar me gaz lotsjellës dhe sprej me piper, shkruan “The Guardian”.

Në Karolinën Veriore, vendlindje e afrikano-amerikanit të vrarë, George Floyd, shumë njerëz u mblodhën në një kishë për ta nderuar viktimën e policisë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Në kryeqytetin amerikan, Washington DC, më shumë se 10,000 persona u mblodhën në rrugë dhe shkuan para Shtëpisë së Bardhë.

Në Philadelphia, ku u mbajt një ndër protestat më të mëdha, aktivistët kërkuan që kryetari i qytetit t’i zvogëlojë buxhetin policisë për së paku 10 për qind.

George Floyd vdiq më 25 maj në duart e policisë. Një polic ia mbajti gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta para se ai të mbetej pa ndjenja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy